Sulm me thikë në Angli, vriten dy adoleshentë

Editor
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në jug të Anglisë, ku si pasojë e një sulmi me thikë 2 adoleshentë të moshës 15 dhe 16 vjeç kanë humbur jetën. Sipas informacioneve një grup personash sulmuan dhe më pas qëlluan për vdekje me thikë adoleshentët.

Autorët u larguan nga vendi i ngjarjes me një makinë, ndërsa policia ka nisur hetimet për vrasjen e dy të miturve.

Një deklaratë nga Policia e Bristol tha se oficerët “arritën në vendngjarje brenda disa minutave nga telefonata e parë dhe bënë gjithçka që mundën për të ofruar ndihmën e parë.

Viktimat u goditën me thikë dhe u dërguan me autoambulancë në dy spitale, ku fatkeqësisht ndërruan jetë sot në orët e para të mëngjesit. Një 44-vjeçar dhe një djalë 15-vjeçar janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim.

Nuk është bërë ende identifikimi zyrtar i viktimave, ndërsa policia kërkon informacion nga pasagjerët e një autobusi që në momentin e sulmit ndodhej pranë vendit të sulmit.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *