Sulmet me bombë në Iran/ Thellohet bilanci, ja sa arrin

Editor
1 Min Read

Sulmet me bombë në jug të Iranit, përgjegjësinë për të cilat e mori grupi militant, Shteti Islamik (IS), kanë vrarë 91 persona, raportoi media shtetërore më 6 janar. Kjo shifër paraqet rritje të numrit të viktimave nga shpërthimet vdekjeprurëse të 3 janarit. Dy shpërthimet në Kerman të mërkurën goditën turmat e njerëzve që po merrnin pjesë në një ceremoni përkujtimore pranë varrit të Qassem Soleimanit, gjeneralit të Gardës Revolucionare që u vra nga një sulm me dron të kryer nga Shtetet e Bashkuara në Irak në janar të vitit 2020.about:blank

“Numri i viktimave nga incidenti terrorist ka arritur në 91, pasi dy persona, përfshirë një fëmijë, që ishin në kujdesin intensiv, nuk u mbijetuan plagëve”, citohet të ketë thënë një zyrtar lokal i shëndetësisë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve në Iran, IRNA. Të enjten, IS-i mori përgjegjësinë për shpërthimet. Përmes një deklarate, grupi militant tha se dy anëtarë të tij “aktivizuan jelekët e tyre me eksplozivë” në mes “të një turme të madhe të femohuesve të mbledhur afër varrit të liderit të tyre”.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *