Sulmet ndaj Policisë së Kosovës, vjen reagimi nga EULEX

Jil
Jil
1 Min Read

Shefit i misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, (EULEX) Giovanni Pietro Barbano, ka thënë se është i tmerruar nga sulmet kundër Policisë së Kosovës.about:blank

BE-ja ka reaguar më parë duke kërkuar që të verifikohen të gjitha dëshmitë për sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri dhe që kryesit të nxirren para drejtësisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në fshatin Banjska të Leposaviçit ku është sulmuar patrulla policore e Kosovës.


Persona të armatosur i kanë bllokuar rrugën makinës së policisë me dy kamionë në aksin Mitrovicë-Leposaviç.

Më pas ata kanë qëlluar në drejtim të makinës së policisë, ku për pasojë humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *