Policia e Kosovës, ka bërë publike disa lloje nga arsenali i armëve që kanë gjetur gjatë kontrollit në disa lokacione e objekte banimi në Banjskë të Zveçanit, ku vepronte grupi kriminal serb, që vranë ditën e sotme një efektiv të Policisë.about:blank
Sipas Policisë, bëhet fjalë për gjetjen e dhjetëra, qindra armëve të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, uniforma dhe pajisje logjistike, përfshirë armë ushtarake të kalibrit të rëndë si granata, zolla, mitralozë, kallashnikov.
Kujtojmë se gjatë përleshjeve, u vranë edhe 3 prej sulmuesve serbë dhe u arrestuan 6 prej tyre.
Tensionet e ditës së sotme në very të Kosovës sollën një reagim të gjerë ndërkombëtar, të cilët dënuan dhunën nga kriminelët serbë.