JiL.al - Jeto i Lumtur

Sulmi ajror mbi spitalin në Gaza/ Palestina shpall 3 ditë zie

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një sulm ajror në Gaza mbi spitalin ku strehoheshin dhe kuroheshin palestinezët shkaktoi më shumë se 500 viktima.

Pas këtij sulmi, Presidenti i Shtetit të Palestinës, Mahmoud Abbas shpalli tri ditë zie për viktimat.

Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij, Presidenti urdhëroi gjithashtu që flamujt të valëviten në gjysmështizë për viktimat e “agresionit izraelit në spitalin al-Ahli dhe për të gjithë njerëzit e vrarë nga okupimi”.

Vetë Izraeli shpreh paqartësi mbi sulmin, teksa thotë se nuk e di shkakun e “incidentit” dhe po heton detajet.
Për këtë ngjarje reagoi edhe drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili dënoi fuqishëm sulmin ndaj spitalit Arab Al Ahli në Gaza.about:blank

“Ne bëjmë thirrje për mbrojtjen e menjëhershme të civilëve dhe kujdesin shëndetësor dhe për të anuluar urdhrat e evakuimit”, deklaroi ai.

Scroll to Top