Sulmi me grusht ndaj Sali Berishës, mjekësia ligjore del me deklaratën e fundit për Gert Shehun

Jil
Jil
2 Min Read

I riu që goditi me grusht ish-kryeministrin Sali Berisha dhjetorin e kaluar është person me probleme mendore. Në këtë përfundim kanë dalë 4 ekspertët e mjekësisë ligjore dhe materiali është depozituar në prokurorinë e Tiranës.

Për këtë hetuesit i kanë kërkuar gjykatës që të pushojë hetimet dhe të vendosë shtrim të detyruar spitalor për Gert Shehun. 31-vjeçari mbahet i izoluar në ambientet e burgut 313 në kryeqytet prej dhjetorit të kaluar.

Ende nuk është caktuar një datë se kur do të shqyrtohet kërkesa e prokurorisë nga gjykata, ndërsa akuzat e goditjes për shkak të detyrës dhe plagosjes me dashje  pritet të rrëzohen për shkak se Shehu nuk mund të ndiqet më penalisht.

Ngjarja ndodhi më 6 dhjetor të vitit të kaluar kur shehu qëlloi me grusht në fytyrë ish-kryeministrin Berisha gjatë një proteste të thirrur nga opozita.

31-vjeçari arriti të kalonte perimetrin e sigurisë dhe të godiste me grusht Berishën. Kjo nuk është hera e parë që Shehu përballet me drejtësinë.

Ai rezulton person me precedentë të mëparshëm penalë, pasi fillimisht është arrestuar me një sasi kanabis, ndërsa në vitin 2017, është gjobitur për rrahjen e një personi

LEXO TË RADHËS

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *