JiL.al - Jeto i Lumtur

Sulmi në veri, bllokohen rreth 20 rrugë në kufirin me Serbinë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia e Kosovës është duke vazhduar operacione dhe hetime në zbardhjen e detajeve të reja në lidhje me ngjarjen e 24 shtatorit ku mbeti i vdekur efektivi, Afrim Bunjaku.about:blank

Për mes një njoftimi zyrtar policia ka bërë të ditur gjetjen dhe bllokimin e rreth 20 rrugëve ilegale që lidhinin veriun me Serbinë.

Lajmi ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Veton Elshani.

“Kemi mbyllur rreth 20 rrugë ilegale me shtetin serb”, tha ai duke shtuar se bllokimin e kanë bërë me beton, gurë e materiale tjera.

Policia ka nisur aksionin mëngjesin e sotëm, ndërsa ditë më parë ka sekuestruar edhe sasi të madhe të armatimit në veri, i cili ndërlidhet me sulmin në Banjskë të Zveçanit.

Scroll to Top