Sulmi terrorist në Veri/ Habit banorja serbe e Banjskës

Jil
Jil
2 Min Read

Disa ditë pas përplasjes me armë, jeta ka rinisur mes autoblindave dhe forcave të shumta speciale. Banorët i shmangen çdo lloj kontakti me kamerat. E vetmja gjë e patrazuar në këtë zonë konfliktesh janë flamunjtë serbë, të cilët janë ndërruar dhe janë vendosur të rinj, vetëm pak ditë para përplasjes me policinë.about:blank

Fshati që deri para dy vitesh, nuk mund të flisje shqip lirshëm, duket se tashmë e ka rrëzuar këtë mur.

Kjo zonjë që mohon se flet, në fakt nga përgjigjet duket se e kupton shqipen. Ajo pohon se ata nuk dinë asgjë se çfarë ka ndodhur dhe se shkojnë mirë me shqiptarët.

“Jo, jo. Jemi mire. Kush eshte fajtor le të denohet. Une punoj këtu me kovën për të vendosur rakinë. Të kemi energji elektrike, të rregullohet gjithcka. Policia e Kosovës sillet në rregull. Jo, cdo gje eshte ne rregull. Unë nuk di asgje, nuk i njoh ata. Thjesht shoh punen time, thjesht eci sa andej kendej”

Sipas saj problemi nuk janë qytetarët e thjeshtë, por politika.

“Ka qene policia por ne nuk na kanë ngacmuar. Çdo gjë është në rregull dhe qete. Ata qe kane faj le te denohen e mbajne pergjegjes” u shpreh e moshuara serbe.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *