JiL.al - Jeto i Lumtur

Sulmoi gazetarët në veri të Kosovës, lirohet Nemanja Vllaskoviç

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Nemanja Vllaskoviç, serbi i cili u arrestua për sulm ndaj ekipit të mediave është liruar me dorëzani.

Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, Lumnije Surdulli, zyrtare për informim në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.
“Po është e vërtetë që është liruar dje, me dorëzani”, konfirmoi ajo.

Ndryshe, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla më 16 qershor kishte njoftuar se është arrestuar Vllaskoviç.

“Një nga udhëheqësit e grupit që ka sulmuar gazetarët e mediumit Kallxo në Leposaviq me datë 29 maj, sapo është arrestuar. Nemanja Vllaskoviq do të ballafaqohet me drejtësi për sulmet e kryera ndaj gazetarëve tanë. Të gjithë sulmuesit dhe kriminelët do të sillen para drejtësisë, kjo nuk ka alternativë”, kishte njoftuar ministri.

Gjatë eskalimit të situatës në veri, grupe serbe kriminale kishin sulmuar policë, ushtarë, dhe ekipe të mediave.

Scroll to Top