Policia italiane ka bërë me dije se ka vënë në pranga edhe 5 persona të tjerë që dyshohet se janë përfshirë në sulmin ndaj 2 vëllezërve shqiptarë të cilët i goditën me thika dhe me karrige.about:blank
Numri i të arrestuarve për një sulm të dhunshëm ndaj 2 vëllezërve shqiptarë, të ndodhur në prag të Krishtlindjeve të vitit të kaluar në Santa Maria Capua Vetere në sheshin ‘Adriano’ në Itali ka shkuar në 6 persona. Policia italiane bën me dije se ka arrestuar edhe 5 persona të tjerë që dyshohet se janë përfshirë në sulmin ndaj 2 vëllezërve shqiptarë të cilët i goditën me thika dhe me karrige.
Mësohet se njëri prej vëllezërve shqiptarë, 16-vjeç, ndodhet ende në spital në gjendje të rëndë për shkak se goditjet me thikë i kanë shpuar mushkërinë, ndërsa vëllai i tij i madh, i cili, mori një goditje në kokë, ka dalë nga spitali. Gjithashtu bëhet me dije se të arrestuarit, janë nga mosha 19 deri në 24-vjeç.