Vrasja Ardian Nikulaj Gjykata në Londër merr vendimin

Jil
Jil
1 Min Read

Është zhvilluar pak momente më parë në Londër seanca e radhës e ekstradimit të tre britanikëve Thomas Mithan, Steven Hunt, Harriet Bridgeman dhe shqiptarit me nënshtetësi britanike Edmond Haxhia.

Drejtësia shqiptare kërkon ekstradimin e tyre nga Anglia në Shqipëri, nën dyshimin, si bashkëpunëtor në vrasjen e Ardian Nikulaj në 19 prill 2023.

Gazetari Muhamed Veliu raporton se gjykatësi Daniel Sternberg tha në këtë seancë se shqyrtimi kërkesës së Shqipërisë do të zgjasë për pesë ditë dhe do të zhvillohet në nëntor.

Ndërkohë një seancë përgatitore mes palëve në këtë proçes do të zhvillohet më 4 korrik ora 10:00.
Përfaqësuesi ligjor i Thomas Mithan deklaroi se, do të bëjë një aplikim për liri me kusht gjatë një seancë pasditen e kësaj të enjteje.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *