JiL.al - Jeto i Lumtur

Ta dish se nuk të dua më Pablo Neruda

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Pablo Neruda; Ta dish se nuk të dua më!

Ta dish se nuk të dua dhe të dua

rderisa jeta dy fytyra ka,

Fjala është britm’ e heshtjes
E zjarri gjysmën akull e ka.
Te dua që të mund të të dashuroj,
Që prapë të ndjej përjetësinë
E kurrë të mos pushoj së dashuruari:
Ndaj them pse akoma nuk të dua.
Të dua e s’të dua është njëlloj
Si të kem në njerën dorë çelsin e lumturisë
E në tjetrën fatin e mbrapshtë dhe tinzar.
Dashuria ime për ty ka dy jetë.
Prandaj të dua edhe kur s’të dua
E prandaj kur të dua të dua.

( Nga vëllimi “ Njëqind soneta dashurie “ )

Pablo Neruda
Jeto I Lumtur.al

Scroll to Top