ituatë e rëndë në ‘Për’puthen’, shpërthen në lot konkurrentja: Ta hedh takën kokës, je për LGBTQ
Dy konkurrentët e “Për’puthen, Ledio dhe Enisa u përballën në “Për’puthen”, por diskutimi vazhdoi me ofendime të rënda ndaj njëri-tjetrit.
Përballja në studio erdhi disa ditë pas debatit në emisionin e dashurisë, ku Ledio tha se nuk do të merrte kurrë përsipër riskun për të dalë me një vajzë që është edhe nënë me fëmijë, sikurse Enisa.
Konkurrentja nga ana tjetër iu kthyer ashpër, duke i kërkuar “ta qepë gojën”.
Ledio: Çfarë të lëndoi nga ajo deklaratë?
Enisa: Janë bërë shumë të mërzitshme, çdo puntatë Enisa dhe goca. Po e them për herë të fundit, nuk kam ardhur këtu që t’i gjej baba gocës, ka një marrëdhënie shumë të mirë me të atin.
Kam ardhur këtu për veten. Kush më preferon mua si Enisë okej, kush nuk më pranon, shumë mirë. Dua të mbyllet ky lloj diskutimi.
Ledio: Po ti m’u vërsule me gjithë këto ofendime.
Enisa: Po ti e mohove.
Enisa: Ta kam shpjeguar 500 herë për çfarë thashë po dhe për çfarë thashë jo. Lëreni të qetë Enisën. U mbyll ky diskutim.
Ledio: Po për çfarë ke ardhur.
Enisa: Kam ardhur për veten.
Ledio: Dua të di çfarë ishin ato ofendime.
Enisa: Po ti nuk ke pse ndërhyn?
Ledio: Nuk mund të ofendosh një mashkull.
Enisa: Dua të të ofendoj, je i pacipë.
Ledio: Nuk lejoj nënën time të më ofendojë.
Enisa: Mjerë nëna jote kë paska në shtëpi.
Ledio: Mjerë ai fëmijë që të ka ty për nënë.
Enisa: Fëmija im kur të ka parë në televizor, ka thyer televizorin nga mënyra si m’u drejtove.
Ledio: Po unë them të vërtetën, nuk ke ardhur për ne e kalon në ofendim e.
Enisa: Pse të djeg ty?
Ledio: Unë një femër me një rimorkio nga mbrapa nuk ia çoj nënës.
Enisa: Nuk kam shprehur pëlqim për ty. Nuk je në shijet e mia.
Ledio: Ik jashtë, sepse nuk e meriton këtë vend këtu.
Sipas Ledios, Enisa nuk meriton të jetë konkurrente në “Për’puthen” dhe madje “nuk meriton të quhet femër”.
Ledio: Ky sezon nuk është për nënat me fëmijë. Ky program nuk është për ty.
Enisa: Nëse asnjë nuk do të dalë me mua, unë çohem.
Ledio: Je për përputhen +40.
Enisa: Më marrsh të keqen. Ti je për komunitetin LGBT. Asnjë nga gocat nuk të pranon.
Ledio: Vini këtu në televizion me skenarë, bëni filma dy lekësha.
Ledio: Duhet të më kërkosh ndjesë.
Enisa: Nuk të kërkoj.
Ledio: Atëherë nuk e meriton të jesh femër.
Enisa: Ti nuk je askush se ta hedh takën kokës.
Kjo ishte përballja më skandaloze dhe ofendime të tilla nuk do të lejohen kurrë më, tha moderatorja Megi Pojani, ndërsa dy konkurrentët nuk kursyen akuzat.
Ledio: Femrat si ty nuk i lë të lajnë as banjon.
Enisa: Meshkujt si ti i hedh në wc dhe i lë.
Gjatë diskutimit me opinionistët në studio, konkurrentja shpërtheu në lot dhe kërkoi të largohet për t’u qetësuar.