Tag: bllokohen

1500 efektivë në gatishmëri për Samitin Europian, ja rrugët që do bllokohen

Rreth 1500 efektivë të Policisë së Shtetit do të jenë në gatishmëri për garantimin e sigurisë gjatë zhvillimit të Samitit Europian që do të mbahet në Tiranë. Që prej orëve të para të mëngjesit, njësi të specializuara si Antiterrori, Antieksplozivi dhe Reparti RENEA janë vendosur në Aeroportin e Rinasit, si dhe në pika të tjera kufitare, ku pritet të mbërrijnë liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Ndërkohë, e gjithë zona e Tiranës do të jetë nën monitorimin e forcave speciale dhe të Shërbimit Informativ të Shtetit, për arsye sigurie. Policia ka parashikuar kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa akse rrugore, veçanërisht në ato që lidhin Aeroportin e Rinasit me qytetin e Tiranës. Konkretisht, më datë 16 maj, nga ora 06:30 deri në orën 11:30, do të bllokohen segmentet e mëposhtme: Pas orës 11:30, ky aks do të hapet pjesërisht, për t’u bllokuar sërish nga ora 13:00 deri në orën 18:00. Rrugët e bllokuara brenda Tiranës, më 16.05.2025 (ora 06:00–18:00): Masat e Policisë edhe për protestën e paralajmëruar nga Sali Berisha Përveç masave të sigurisë për Samitin, Policia e Tiranës është angazhuar edhe për menaxhimin e protestës së paralajmëruar nga Sali Berisha. Autoritetet kanë vendosur të zhvendosin me 300 metra më tej vendin e antimitingut të thirrur për pasditen e së premtes, për shkak të afërsisë me zhvillimet e samitit dhe pranisë së liderëve europianë në qytet. Partia Demokratike nuk mori leje për të protestuar në Bulevardin “Zogu I”, pasi Policia vlerësoi se kjo do të cënonte sigurinë e aktivitetit. Në vend të kësaj, protestës iu propozua zhvillimi në Bulevardin e Ri, pranë zonës së Paskuqanit — aty ku u mbyll edhe fushata elektorale e PD-së. Fillimisht, PD kishte njoftuar protestën në këtë vend, por një ditë më parë Berisha deklaroi se do ta zhvendoste më pranë zonës ku mbahet samiti, vendim i cili u kundërshtua nga Policia për arsye sigurie.

Jil
Jil

Reshje masive bore në Kosovë, bllokohen disa akse rrugore

Bora që ka nisur të bjerë nga mbrëmja e të premtes e…

Editor

Stuhia e dëborës ‘pushton’ këtë vend, bllokohen rrugët

Reshjet e pazakonta të borës sot shkaktuan probleme të mëdha në rrjetin…

Editor

Nga Ksamili në Koman bllokohen 18 mjete lundruese

TIRANË- Policia ka njofton se në kuadër të operacionit "SIGURIA DETARE" janë…

Editor

Bllokohen 32 mjete lundruese nga Ksamili në Koman

Policia Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, në një javë kanë…

Editor

Rrezikuan jetën e qytetarëve, bllokohen 40 mjete lundruese

Në kuadër të operacionit “Siguria detare” janë bllokuar 40 mjete lundruese nga…

Editor

Durrës, bllokohen mbi 53 mijë euro

TIRANË- Në Portin e Durrësit janë sekuestruar mbi 53 mijë euro, të cilat…

Editor

Moti i keq ‘bën namin’ në Tiranë, bllokohen rrugët nga trafiku

Tirana u  përfshi këtë të mërkurë nga reshje të dendura të shiut,…

Jil
Jil

“Paralizohet” Italia, bllokohen papritur 1000 fluturime

Greva kombëtare e punëtorëve të trafikut ajror në Itali, që është mbajtur…

Jil
Jil