Tani flet për avantazhin që iu dha Kiarës: Më mirë është të të ulin me këmbë në tokë

Jil
Jil
3 Min Read

Shumë u diskutua një avantazh në lojë që iu dha Kiarës nga BBVA të martën. Asaj iu tregua një klip me disa nga lajmet e shkruara nga mediat online për ta, pjesa më e madhe të bazuara në thashetheme dhe të nxjerra jashtë kontekstit. Mes tyre ishin përmendur edhe dy nga historitë e dashurisë së moderatores.  

E gjitha erdhi si një tronditje për Kiarën, e cila nuk e di çfarë bëhet jashtë. Pafund njerëz në mediat sociale kritikuan produksionin dhe e cilësuan këtë si një dhunë psikologjike.  

Lidhur me këtë ka folur edhe Tani. Ai tha se është më mirë të të ulin në tokë, sesa në fluturim. 

“Unë fjeta në 8 dhe u zgjova në 11[mbrëmjen e spektaklit]. Por mesa pashë shkurtër, më mirë është të të ulin me këmbë në tokë sesa në fluturim. Me ato videot që i kanë treguar, i kanë thënë “ndrysho drejtim”. “Ndërro lojë”! A më kishte nominuar mua? Pse më kishte nominuar? A ta merr mendja se i kam bërë unë gjë asaj? Unë kur hyja në dhomën e rrëfimit Kiara nuk e llogarisja fare[për ta nominuar]“-tha Tani në TikTok. 

Kiara habiti jo pak pak javë më parë duke nominuar Tanin. Arsyeja e saj ishte “E kam më larg nga të tjerët”.  Por, pjesa më e madhe e publikut e pa si një veprim hakmarrjeje ndaj Luizit. Kjo jo vetëm sepse Tani ishte mik i ngushtë i Luizit, por edhe se ky i fundit u shpreh se bllokoi Kiarën në lavaman sepse nuk donte të rrezikonte Tanin duke e çuar në nominim.  

Edhe pse ia tha këtë Kiara nuk e priti mirë, duke thënë se Luizi vendosi shokun e tij para saj dhe e quajti egoist. Dhe për t’i vënë vulën nominoi Tanin. ftuar në “Fun Club” Tani  tha se nuk u mërzit aspak madje iu duk për të qeshur dhe se nuk i intereson nominimi i saj.

Lexo të radhës

“Ta kam borxh”/Olta dhe Qetsori flasin për skenarin kundër Luizit: Të lash të fitoje litarin! (VIDEO)

Çfarë po ndodh me çiftin më të famshëm? Kiara ka sërish një kritikë…

“Vdes nëna e Luizit?”/ Profili zyrtar i banorit të “BBVA” reagon menjëherë për…

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *