Dy shoferë janë arrestuar këtë të enjte në Vlorë, pasi janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.about:blank
Në pranga kanë rënë një 36- vjeçar dhe një 38- vjeçar.
“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:
36- vjeçari, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke shkaktuar dëme materiale;
38- vjeçari, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur’,- njofton Policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.