JiL.al - Jeto i Lumtur

Të dehur në timon dhe pa leje drejtimi, 49 shofer në pranga

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia Rrugore e Elbasanit njofton se gjatë muajit tetor janë arrestuar 49 drejtues automjetesh. Ata u kapën drejtuar automjetin në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

Policia e Elbasanit, në njoftimin e publikuar sot për mediat, bënë të ditur se krahas arrestimeve, gjatë muajit tetor janë vendosur mbi 6000 masa administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.“Kontrolle të shtuara nga Policia Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe për të lehtësuar qarkullimin gjatë fashave të orareve me fluks të shtuar në qytet.”, njofton Policia e Elbasanit
“Shërbimet e Policisë monitorojnë pandërprerë akset rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti.Familjarët denoncuan humbjen e tij në polici, i moshuari gjendet i pajetë në bjeshkët e PojanitGjatë këtij muaji, janë arrestuar në flagrancë 49 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi”, vijon njoftimi i Policisë.
“Gjithashtu, si rezultat i monitorimit të akseve rrugore të qarkut, me shërbime të shtuara dhe me pajisje të logjistikës bashkëkohore janë vendosur dhe një seri gjobash”, bëhet me dije në njoftim.Gjobat e vendosura nga Policia e Elbasanit gjatë muajit tetor :•Janë ndëshkuar 3 680 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;•Janë ndëshkuar 1411 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;•Janë ndëshkuar 822 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;•Janë ndëshkuar 316 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;•Janë ndëshkuar 960 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;•Janë ndëshkuar 320 drejtues automjetesh, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Elbasanit mbyll njoftimin duke garantuar se vijon kontrolli në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Gjithashtu, Policia Rrugore e Elbasanit apelon për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, në favor të jetës dhe shëndetit tuaj.

    Scroll to Top