“Të fortin” e Kotorrit, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Budva

Jil
Jil
1 Min Read

Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritete malazeze, i dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Sipas mediave fqinje, ai është arrestuar në pikën kufitare të Sukobinit, teksa dyshohet se do të kryente vrasjen e një anëtari të klaneve të Kotorrit.about:blank

Ende nuk është bërë i ditur identiteti i tij, ndërsa është arrestuar edhe bashkëpunëtori i tij nga Armenia, 35 vjeç, ndërsa një tjetër, po nga Armenia, është shpallur në kërkim.

Referuar mediave malazeze, mësohet se policia e Budvës mbrëmjen e djeshme ka vënë re një automjet “VW Polo” me targa të Barit në rrugën “Slovenska pla?a”, të cilin e ka ndaluar dhe i ka kryer kontroll.

Pas ndalimit të mjetit, tre persona kanë dalë me shpejtësi dhe kanë tentuar që të largohen, por vetëm njëri prej tyre ka mundur të shpëtojë.

Ndërkaq, në automjet u gjetën dy pistoleta ‘Glock’ me 19 fishekë secila, një pistoletë automatike ‘Scorpion’ me silenciator dhe 17 fishekë, dy maska ??silikoni si dhe disa palë doreza dhe rroba për ndërrim.about:blank


Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat nën të cilat ishte planifikuar kryerja e kësaj vrasjeje.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *