“Të gjithë shtëpia kundër”, Nita Latifi në BBVA : Jam ndjerë vetëm gjatë këtyre ditëve, kam qenë më e ngarkuar emocionalisht..

Jil
Jil
2 Min Read

Këngëtarja e njohur, Nita Latifi, është banorja e vetme nga Kosova në Big Brother VIP Albania.

Ajo ka kaluar ditë të shumta brenda dhe ka arritur deri në natën gjysmëfinale të këtij reality show.

Artistja së fundmi ka pasur një përballje thuajse me të gjithë konkurrentët e tjerë të këtij formati.

Në klipin e publikuar në spektaklin e natës së sotme (e shtunë) shihej një përplasje e Nitës me Kristin për shkak të një loje.

Pas kësaj, ajo u përball edhe me të tjerët duke krijuar edhe disa situata të sikletshme.

E pyetur nga Arbana Osmani nëse këtë kohë është ndjerë vetëm, Latifi u përgjigj: “Po”.

“Është e vërtetë se jam ndjerë shumë vetëm gjatë këtyre ditëve. Jam munduar shumë herë që ta mbuloj. Situatat që u lidhën filloi prej një lojës prej Kristit”, u shpreh ajo.

“U Ndjeva keq. Ishte një shpërthim i disa rasteve tjera që kanë ndodhur në shtëpi. Kam pasur emocione më shumë kohëve të fundit. Akumulim i emocioneve”, vazhdoi tutje biondja.

Për shumë nga banorët e tjerë u konsiderua si rast për të marrë vëmendje për shkak të etheve për finalistin e radhës.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *