Vështirësitë krijojnë burra, ndërsa begatia krijon përbindësha.
– Viktor Hygo
____________________________________________________________________
Gjithmonë vjen një çast kur duhet të zgjedhësh midis soditjes dhe veprimit. Kjo quhet të bëhesh burrë. Mëdyshjet janë të tmerrshme. Por për një zemër krenare nuk ka rrugë të mesme… Njeriu është qëllim i vetvetes!
– Alber Kamy
____________________________________________________________________
Burrat e fortë – ata burra që mund të bëhen model për të tjerët – nuk kanë nevojë të poshtërojnë gratë për t’u ndjerë më të fuqishëm!
– Michel Obama
____________________________________________________________________
Ndihem gjithmonë i lumtur! Dhe a e di pse? Sepse nuk pres asgjë prej askujt! Pritshmëritë të lëndojnë gjithmonë. Jeta është e shkurtër, ndaj duaje jetën tënde. Ji i lumtur. Dhe vazhdo të buzëqeshësh. Para se të flasësh, dëgjo. Para se të shkruash, mendo. Para se të shpenzozh, fito. Para se të lutesh, fal. Para se të lëndosh, ndjej. Para se të urresh, dashuro. Para se të heqësh dorë, provo. Dhe përpara se të vdesësh, jeto!
– Shakespeare
____________________________________________________________________
Mos u lut që të kesh një jetë të lehtë.
Lutu të jesh një njeri i fortë!
Mos u lut që të të japin detyra që përshtaten me aftësitë e tua.
Lutu të kesh aftësitë për të përballuar detyrat që të jepen!
– Phillips Brooks
____________________________________________________________________
Të vdes, e dashur? E përse? Kjo është gjëja e fundit që kam për të bërë!
– Groucho Marx
____________________________________________________________________
Mos i poshtëroni njerëzit e mëdhenj për një a dy faje të tyre, sepse diamanti sado i prerë shtrembër të jetë, është më i vlefshëm se një gur i zakonshëm, i prerë në formën më të përsosur.
– Sami Frasheri
_______________________________
Nuk mund ta humbas të vetmen gjë që më mban gjallë: shpresën. Një fjalë që shpesh gjendet me ne në mëngjes, vritet gjatë ditës dhe vdes ngadalë në erresirë, por për fat, përsëri rilind me agimin…– Zahiri, Paulo Coelho
_______________________________________________________________
Jeto I Lumtur