Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Shumë njerëz ndihen të stresuar nga festat e fundvitit, por në të vërtet duhet vetëm fare pak fantazi për t’i mbijetuar rutinës dhe për të kaluar festa të lumtura. Shndërrimi i periudhës së festave në një moment të mirëfilltë gëzimi për të gjithë familjen është e mundur. Mjafton të ndiqni këto hapa të thjeshtë për të kaluar festa të paharrueshme…
Festat duhet të trajtohen me kujdes, sidomos nëse lidhjet familjare vështirësohen dhe ndërlikohen me kalimin e viteve. Mund të keni familjarë të vështirë për t’u menaxhuar, teto pa takt, nipër që nuk ju duan dhe që ankohen, ndaj është shumë e nevojshme një ekuilibër i madh për të përballuar në harmoni festat me familjen e madhe.
Shpesh ndihemi të detyruar të jetojmë festat e fundvitit si të ishin momenti më i bukur i vitit, ku duhet të jemi të lumtur me çdo kusht, duhet të duam me patjetër familjarët e lodhshëm dhe të mërzitshëm, duhet të kemi dëshirë të bëjmë dhurata. Sidoqoftë nuk ka nevojë të jemi të lumtur me çdo kusht, as të hidhemi përpjetë nga gëzimi, por ka disa strategji që mund t’i praktikojmë, në mënyrë që t’i mbijetojmë festave, pa pasur dëshirën që të kalojnë sa më shpejt…
Mos u detyroni të jeni të lumtur
Gjëja e parë më e rëndësishme, të mos i vetë-imponoheni të jeni të lumtur dhe të dashur gjatë gjithë festave, të mos prisni t’i jetoni me argëtim dhe as se do të ndiheni mirë me familjen, nëse zakonisht ju duhet një paqeruajtës për të vendosur qetësinë mes jush. Pranoni rehatisht gjendjen tuaj shpirtërore. Festat vijnë çdo vit të ngarkuara me detyra dhe punë, dhe është vërtetuar se kush thotë se i urren festat, në të vërtetë nuk pëlqen rutinën dhe ngarkesën që vjen prej tyre.
Kush ju do, ju vjen pas
Mjafton pak, si të ndryshoni vendin ku hani zakonisht. Në shtëpinë tuaj apo te prindërit? Dhe ja ku del një rast, ku çdo çift mund të grindet. Po përse të mos i kaloni festat në shtëpinë tuaj? Nëse ka lindur një familje e re, mund të jetë ide e bukur që të afërmit në vend të debatojnë për vendin ku do festojnë, të bashkohen në shtëpinë e çiftit.
Me siguri që ndonjë teze apo hallë mund të merzitet, sepse kishte përgatitur një mal me gatime për t’i sjellë me vete, por ndonjëherë është bukur të krijoni tradita të reja. Për shembull, një darkë-garë, ku të gjithë të ftuarit të sjellin nga një gatim dhe të votoni për pjatën më të mirë. Do të zbuloni se sa konkurruese janë mamatë, gjyshet dhe tetot, ndërkohë që ju do të shijoni një darkë të ndryshme dhe pa dyshim shumë të shijshme.
Largoni trishtimin për ata që nuk janë më
Ndonjëherë festat janë të trishtueshme sepse ju kujton për ata që janë larg ose nuk janë më. Në këto raste është mirë të trishtoheni për pesë minuta, të mos kufizoheni edhe për të derdhur disa pika lot, por më pas duhet t’i riktheheni gëzimit, të dhuroni dashuri. Shihini dritat si të jeni fëmijë dhe gjeni kohë dhe për t’u argëtuar, pasi në fund të fundit nuk duhet shumë mund për të qenë të lumtur.
Mos jini kokëfortë, mendoni për fëmijët
Në fund, duhet të kujtoheni gjithmonë për fëmijët. Sidomos kur prindërit janë të ndarë, gjërat bëhen më të vështira, festat konsiderohen si një gjë jetësore, si një luftë e pashmangshme për zgjedhjen e prindit më të mirë. Duke lënë mënjanë krenarinë, që ju bën më kokëfortë se zakonisht, bëni një sforco, mund t’ju bëjë të meritoni mirënjohjen e fëmijëve, të cilët shpesh shndërrohen në një top futbolli sa andej-këtej.
ME PAK FJALË, GJATË FESTAVE JINI TË QENË, ME PAK FANTAZI DHE IDE KREATIVE DO T’I MBIJETONI ÇDO GJËJE, EDHE KËTË VIT.