Të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale, GJKKO jep vendimin

Jil
Jil
2 Min Read

GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 6 personat e arrestuar në operacionin më të fundit të SPAK të quajtur “Metamorfoza”, mes të cilëve ish-zyrtari i policisë Oltion Bitri edhe biznesmenti Pëllumb Gjoka.

6 personat e arrestuar pas operacionit të SPAK janë të dyshuar për ngjarje të rënda kriminale gjatë vitit 2020 dhe 2021, por edhe të përfshirë në paligjshmëri, pra përfaqësues të Policisë së Shtetit, por edhe prokurorë.


SPAK e konsideroi këtë dosje si të mbuluar nga sekreti hetimor dhe ju kërkoi avokatëve që të mos e fotografojnë dosjen dhe as të mos mbajnë shënime prej saj, por ta lexojnë dhe të bëjnë mbrojtjen në gjykatë.

Prokuroria e Posaçme ka regjistruar një procedim penal, i cili përmban akuzat si “vrasje me paramendim”, “grup i strukturuar kriminal”, “pjesëmarrje në organizatë kriminale”, “armëmbajtje pa leje”, “korrupsion në sistemin e drejtësisë”, “shpërdorim detyre” dhe “nxjerrje të akteve sekrete”.

Sipas hetimeve të kryera nga SPAK, Pëllumb Gjoka akuzohet si pjesëmarrës në vrasjen e Gjin Boriçit, si dhe akuzohet se ka krijuar kushtet dhe ka siguruar mjetet për vrasjen e Kleant Musabelliut, një ngjarje e cila nuk është realizuar. Ai akuzohet edhe për “korrupsion pasiv” dhe se ka siguruar kushtet për vrasjen e Dorjan Dules dhe Ibrahim Licit. Edmond Preka akuzohet si pjesëmarrës në vrasjen e Gjin Boriçit në Shkodër si dhe për “armëmbajtje pa leje”. Astmer Bilali dyshohet se ka siguruar kushtet për vrasjen e Dorjan Dules, Ibrahim Licit  dhe Gent Tafilit dhe se ka siguruar kushtet për vrasje. Ish-drejtuesi i Operacionales akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe nxjerrje të akteve sekrete dhe prokurori Xhevahir Lita për akuzën e korrupsionit.about:blank

TË ARRESTUARIT

Më datë 27.07.2023 Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kanë ekzekutuar urdhërat për ekzekutimin e vendimit penal nr.94, date 23.07.2023, për 6 shtetas:

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *