Një 56-vjeçar është shpallur në kërkim pasi ka qëlluar me armë zjarri pranë banesë së një tjetër personi.about:blank
Uniformat blu bëjnë me dije se autori është identifikuar pas ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi:
Qëlloi me armë zjarri, në afërsi të banesës së një 34-vjeçari, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin.
Rreth orës 20:30, të mbrëmjes së djeshme, sapo janë njoftuar se në drejtim të banesës së 34 vjeçari, në fshatin Kullë, ishte qëlluar me armë zjarri, shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë kanë shkuar në vendngjarje, për të kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i këtyre veprimeve u identifikua, 56 vjeçari, banues në Tiranë, i cili u shpall në kërkim. Po punohet për kapjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.