Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dalin detajet e para

Jil
Jil
1 Min Read

Rreth orës 13:00 në rrugën rrugën “Xhevë Lladrovci” në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia e Kosovës konfirmon se nuk ka persona të lënduar, ndërsa i dyshuari është në kërkim të policisë.

Këto informacione i dha për Gazetën Express zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.


“Sot rreth orës 13:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Xhevë Lladrovci” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të peronit  të dyshuar, i cili është identifikuar nga ana e policisë”, tha Ahmeti.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *