JiL.al - Jeto i Lumtur

Të shtëna me armë zjarri në Dibër, zbardhen dyshimet e para

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 33-vjeçar është arrestuar në Dibër, pasi ka qëlluar me armë në ajër. Mësohet se i riu qëlloi me armë pas një konflikti me dy persona të tjerë. 33-vjeçari është konfliktuar, pasi donte të merrte një ambient me qera.Njoftimi i Policisë:Dibër U konfliktua me dy kushërinjtë e pronarit të një ambienti që donte ta merrte me qera dhe gjatë konfliktit qëlloi në ajër me armë zjarri, falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të Policisë, parandalohet përshkallëzimi i konfliktit. Kapet dhe shoqërohet në Komisariat 33- vjeçari që qëlloi në ajër me armë zjarri. Sekuestrohet dhe arma e zjarrit pistoletë që 33 vjeçari qëlloi në ajër. Në qytetin e Peshkopisë, shtetasi L.H., 33 vjeç, banues në Peshkopi, është konfliktuar dhe ka kanosur me armë zjarri duke qëlluar një herë në ajër, shtetasit Sh.L., dhe R.L., kusherinjte e shtetasit Z.L., ku këtij të fundit donte ti merrte me qera një ambient që e posodonte shtetasi Z.L.

“Diskutime mbi vendimmarrjen dhe funksionimin”/ Berisha njofton lëvizjen e radhës, ja çfarë pritet“Donin ta vrisnin në burg”/ Spartak Ngjela rrëfen historinë me Fatos Nanon, si u harxhuan 40 mijë fishekë për ta mbrojtur: Hapa qelinë, e çova në shtëpi me makinën e ministrisëTragjedia me 5 viktima në Itali, sindikatat bëjnë paralajmërimin e fortë, ja çfarë pritet
Falë reagimit në kohë dhe ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë është bërë parandalimi i përshkallëzimit të konfliktit dhe kapja e shoqërimi në Komisariat i shtetasit L.H. Gjithashtu janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit dhe disa persona të tjerë që dyshohet se kanë dijeni mbi rrethanat e ngjarjes. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve hetimore do të ketë informacion të plotë mbi ngjarjen.

Scroll to Top