Të shtëna me armë zjarri, raportohet për viktima

Jil
Jil
1 Min Read

Një person është vrarë në Malishevë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të enjteje në fshatin e Vlorës, ku një burrë që dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri. Policia e Kosovës thotë në një njoftim zyrtar se një person i dyshuar është shpallur në kërkim ndërsa nuk dihen shkaqet.

“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore është dërguar në QKMF Malishevë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri”, ka thënë zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjakovës, Sheremet Elezaj për Klankosova.


Sipas policisë, është më shumë se një i dyshuar që po kërkohet nga autoritetet.

“Personeli mjekësor atje ka konstatuar vdekja e tij. Në këto momente jemi në kërkim të të dyshuarve. Njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në konsultim me të cilin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, ka thënë policia.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *