Të shtëna me armë zjarri, dalin detajet e para

Jil
Jil
1 Min Read

Një atentat ka tronditur Italinë mbrëmjen e djeshme, shënjestër e të cilit ka qenë djali i një ish-bosi të mafias.

Ngjarja ka ndodhur në San Cipriano D’Aversa, Caserta. Mediat italiane raportojnë se u qëllua me armë zjarri drejt makinës tip “Fiat”, ku ndodhej Tammaro Caterino. Ai ka arritur t’i shpëtojë plumbave, të cilët kapën pjesën e pasme të makinës, në të cilën ndodhej një mik i djalit të Sebastiano Caterinos.

Sipas raportimeve, ky mik thuhet se është një shtetas shqiptar, por ideniteti i tij ende nuk është bërë publik.

Tammaro Caterino është djali i Sebastiano Caterino, bosi i familjes Casalesi, i vrarë më 31 tetor 2003. Megjithatë, babai i tij nuk është shkak për atetnatitn, pasi sipas policisë, para ngjarjes 44-vjeçari ëhstë përfshirë në një konflikt.

Konflikti dyshohet se erdhi pas një debati për marrjen me qira të një makine, por ende nuk dihet nëse ka qenë ndonjë ‘konfikt i çastit’ mes pjesëmarrësve në përleshje apo mosmarrëveshje e bandave që po tentojnë të marrin në zotërim territorin.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *