JiL.al - Jeto i Lumtur

Të shtëna me armë zjarri në Kukës, arrestohen dy vëllezërit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dy vëllezër janë arrestuar në Kukës, pasi dyshohen si autorë të plagosjes ditën e djeshme ku mbeti i lënduar kushëriri i tyre.

Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale M., 48 vjeç dhe Xh. M., 51 vjeç pasi dyshohet se janë konfliktuar dhe kanë shkatërruar me mjete të forta zetorin e kushëririt dhe më pas e kanë plagosur në këmbë me çifte.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër), autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në fshatin Shtiqen, ku mbeti i plagosur me armë zjarri kushëriri i tyre.  Vijon puna dhe për kapjen e shtetasit tjetër të përfshirë në këtë konflikt (vëllai tjetër i dy të arrestuarve). Sekuestrohet arma e zjarrit që dyshohet se është përdorur për plagosjen.

Në vijim të veprimeve për dokumentimin e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Shtiqen, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasit V. M., 48 vjeç dhe Xh. M., 51 vjeç, banues në Shtiqen (vëllezër).  Nga veprimet hetimore ka rezultuar se në fshatin Shtiqen, këta shtetas, në bashkëpunim me vëllanë tjetër, shtetasin A. M. (i shpallur në kërkim), janë konfliktuar për motive pronësie, me kushërinjtë e tyre, shtetasit S. M., B. M. dhe nipin e tyre, shtetasin G. M.about:blank

Gjatë konfliktit, tre vëllezërit kanë shkatërruar me mjete të forta zetorin e shtetasit S. M.  Shtetasi Xh. M. ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin G. M., si dhe ka kanosur shtetasin S. M.  Shtetasi i shpallur në kërkim A. M. dyshohet se ka qëlluar me çifte dhe ka goditur me shkop bejzbolli, shtetasin B. M.

Scroll to Top