Të shtëna në Hanover/ Disa persona plagosen gjatë një përplasjeje në rrugë

Jil
Jil
1 Min Read

Një incident me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Hanover të Gjermanisë, duke shkaktuar panik dhe tension në zonën Vahrenwalder Straße. Sipas raportimeve të gazetës “Hannoversche Allgemeine”, disa persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa policia ka arrestuar një të dyshuar.

Sipas të dhënave fillestare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:25 me orën lokale, pas një përplasjeje mes dy grupeve personash. Shkaqet e konfliktit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa hetuesit po punojnë për të zbardhur motivin e saktë të ngjarjes.

Policia e Hanoverit konfirmoi se disa persona janë dërguar në spital, por gjendja e tyre shëndetësore mbetet e paqartë. Një zëdhënëse e policisë deklaroi se një prej të dyshuarve është kapur në vendngjarje, ndërsa operacionet e sigurisë janë ende në zhvillim.

Njësitë e policisë dhe Departamenti i Hetimeve Penale ndodhen në terren, duke mbledhur prova dhe dëshmi për të rindërtuar dinamikën e incidentit. Zona është e rrethuar, ndërsa autoritetet u kanë kërkuar qytetarëve të shmangin kalimin aty deri në përfundim të hetimeve.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania