JiL.al - Jeto i Lumtur

Të shtënat me armë zjarri dhe hedhja e një granate ndërpresin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ditën e enjten reperi Mozzik ka zhvilluar si zakonisht një nga koncertet e tij në Gjilan.

Por energjia e mirë dhe muzika u ndërpre kur një 21-vjeçar hodhi një granatë dore duke u pasuar me  gjuajte me armë zjarri. Sapo ka marrë lajmin Policia e Kosovës ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka hetuar rastin.

Mozzik përmes pamjeve të publikuara në InstaStory, ka shfaqur momentet kur policia ka qenë pjesë e investigimit të ngjarjes.

Mësohet se koncerti është ndërprerë për çështje sigurie dhe të gjithë prjesëmarrësit janë shpërndarë të sigurtë nga ambientet e “club-it”.

Në njoftimin e policisë thuhet se :

“Njësiti i hetimeve rajonale nga Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, pas një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve të shpejta hetimore, ka arritur që të identifikojë, lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarin me inicialet L.C. (viti i lindjes 2001, mashkull kosovar shqiptar) me dyshimin se i njëjti me datën 28.07.2023 rreth orës 01:50 ka hedhur një granatë dore dhe ka shtënë me armë zjarri në oborrin e një diskoteke në qytetin e Gjilanit

Të shtënat me armë zjarri dhe hedhja e një granate

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe nga prokurori i shtetit është lëshuar vendimi mbi ndalimin për 48 orë, ndërsa ndaj tij do të ngritet kallëzim penal për veprat penale “Shkaktim i rrezikut te përgjithshëm’’ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Të shtënat me armë zjarri dhe hedhja e një granate
Scroll to Top