Telefonata e parë dhe mbyllja e Instagramit, çfarë ka ndodhur

Editor
1 Min Read

I ftuar mëngjesin e sotëm në Wake Up ishte shoku i tij, Gjysho, i cili na tregoi më shumë se çfarë ka ndodhur me G Banin pas daljes nga shtëpia. Gjysho tregon se telefonata e parë e G Banit ishte me familjen e tij, ku u kishte thënë se ishte mirë dhe do pushonte disa ditë.

G-Bani është përjashtuar ditën e djeshme nga gara e “Big Brother VIP Albania” pas një incidenti të ndodhur në shtëpi. Lajmi është bërë publik nga produksioni, duke shkaktuar reagime të shumta nga publikimi i këtij vendimi.

Mëngjesin e sotëm në “Wake Up” është biseduar për largimin e G Banit si pasojë e dhunës fizike ndaj Gjestit. Pas daljes nga shtëpia përveç intervistës ekskluzive për BBV Fan Club në ambjentet e Top Channel është vënë re se ai ka mbyllur Instagramin e tij zyrtar dhe duket sikur është ‘zhdukur’.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al