JiL.al - Jeto i Lumtur

Temperatura ekstreme/ Rikthehet i nxehti përvëlues në Itali,

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Temperaturat e larta kanë pushtuar sërish Italinë. Mediat e huaja raportojnë se 17 qytete janë në alarm të kuq sot dhe 19 nesër.

Ndër zonat më të prekura nga vala e të nxehtit janë rrafshinat e Emilias, ku termometri pritet të kalojë 38 gradët Celsius.  Qytetet si Bolonja, Bolzano, Brescia, Firence, Frosinone, Genoa, Latina, Milano, Napoli, Perugia, Rieti, Roma, Torino, Trieste, Venecia, Verona dhe Viterbo janë të kuqe. 

Ndërkohë këtyre zonave u shtohen në listën e qyteteve në pikë vlimi Barin dhe Campobasso. 

Pjesë të Evropës kanë përjetuar temperatura përvëluese dhe janë përballur me zjarre gjatë kësaj vere, por disa vende kanë pësuar viktima në njerëz edhe nga stuhi të furishme dhe përmbytje.

Scroll to Top