JiL.al - Jeto i Lumtur

Temperatura përvëluese në këtë shtet, termometri shënoi

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ditët e fundit kryeqyteti i Irakut, Bagdadi, ka shënuar ditët më të nxehta, ndërsa sot termometrat kanë shënuar deri në 50 gradë Celsius.Temperaturat në Bagdad, të cilat ishin mesatarisht midis 45 dhe 48 gradë në korrik, u rritën në 50 gradë këtë pasdite.

Irakianët vazhdojnë të ankohen për ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të temperaturave të larta. Në Bagdad, mesatarisht 3 deri në 5 orë shërbim kombëtar të energjisë elektrike mund të ofrohet në ditë.

Banorët e Bagdadit marrin energji elektrike nga gjeneratorët fqinjë në këmbim të parave. Familjet me të ardhura të ulëta nuk mund ta përdorin këtë shërbim.

Settar Ali, i cili u shet ujë kalimtarëve në rrugën “Alavi” në qendër të Bagdadit tha për Anadolu: “Moti është shumë i nxehtë dhe energjia elektrike është e fikur në shtëpi. Pavarësisht nxehtësisë ekstreme, unë jam në rrugë për t’u çuar bukën fëmijëve të mi dhe për të paguar qiranë e shtëpisë dhe u shes ujë kalimtarëve. Mundohem të freskoj edhe veten me ujë”, tha Ali.

Enti Meteorologjik i Irakut njoftoi se temperatura e ajrit do të qëndrojë në 50 gradë e më lart deri të hënën.

Scroll to Top