JiL.al - Jeto i Lumtur

Surpriza e motit për sot, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant gjatë orëve të paradites, por pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira nëpër të gjithë territorin ku në zonat veriore dhe verilindore do të jenë më të theksuara. Gjatë natës pritet që vranësirat të jenë prezente në një pjesë të mirë të territorit por nuk priten reshje.about:blank+


Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes por mesdita do të sjellë sërish rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 31°C. Era do te fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor  duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.

Kosova


Republika e Kosovës do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike për gjatë gjithë ditës në të gjithë territorin. Pritet që kthjellimet do të jenë më të dukshme në orët e para të mëngjesit dhe gjatë mesditë në një pjesë të mirë të vendit. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja do të shfaqin vranësirat kalimtare në të gjithë Kosovën, por nuk do të mund të sjellin reshje.

about:blank

Temperaturat e ajrit do rriten lehtë si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 26°C. Era do te fryjë mesatare gjatë paradites por forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi verior – verilindor

Maqedonia e Veriutabout:blank

Dita e diel vijon nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet të mbeten prezentë, vranësira të shpeshta priten vetëm në orët e pasdites ku më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore të Maqedonisë së Veriut, megjithatë nuk do të ketë reshje. Parashikohet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike në orët e vona të natës duke bërë që pjesa më e madhe e territorit të Maqedonisë së Veriut të mbizotërohet nga kthjellimet. Për sa i përket temperaturave të ajrit do të rriten lehtë si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 28°C.

Era do të fryjë e lehtë paradite por deri mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor.about:blank

Europa

Lindja e kontinentit mbetet nën ndikimin e vranësirave të shumta, të cilat parashikohet të gjenerojnë reshje dëbore. Po ashtu dhe vendet Nordike do të jenë nën ndikimin e motit të vranët dhe rrebesheve të shiut të shoqëruara me mini stuhi ere. Ndërsa pjesa tjetër e Europës do të jetë nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, me intervale me kthjellime dhe kalime vranësirash. Pritet që kthjellimet më të dukshme të jenë në Europën Jugperëndimore.

Scroll to Top