“Tempulli”/ Shisnin kanabis në doza të vogla, përfundojn

Jil
Jil
1 Min Read

Dy persona janë vënë në pranga për shpërndarje të drogës nëpër lagje të ndryshme të Lezhës dhe Shëngjinit.

Si rezultat i megaoperacionit “Tempulli”, në pranga u vu një 20-vjeçar E.P nga Lezha, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza të gatshme për shitje, si dhe 2 grirëse të kësaj lënde.

Gjithashtu është arrestuar 24-vjeçari E. D., banues në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve fizike dhe në automjetin ku ishte pasagjer, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza të gatshme për shitje. Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, për shtetasin M. V., 25 vjeç, banues në Tiranë, sepse në automjetin ku udhëtonte së bashku me të arrestuarin, në Shëngjin, iu gjet një tabelë si ato të Policisë Rrugore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *