“Tempulli”/ Publikuan pamjet e arrestimit të “Ujkut të ”,

Jil
Jil
2 Min Read

Saimir Rexhepi, i njohur ndryshe si Ujku i Cërrikut është një nga të arrestuarit gjatë megaoperacionit “Tempulli” të zhvilluar nga Policia e Shtetit.

Publikimi i një video, ku shihet Saimir Rexhepi, personazhi i njohur në rrjetet sociale duke u shoqëruar nga policia, pak pas finalizimit të megaoperacionit “Tempulli”, gjatë të cilit ranë në pranga disa persona për shpërndarje të lëndëve narkotike, u ka kushtuar shtrenjtë disa efektivëve të policisë së Elbasanit.

Burime pranë policisë së Elbasanit thonë së ndaj efektivëve që kanë marrë pjesë në arrestimin e tij është aplikuar një masë ndëshkimore, duke iu shtyrë afatin e gradimit me një vit. Gjatë operacionit të trumbetuar edhe nga ministri i Brendshëm ranë në pranga 246 persona, ndërsa u pretendua se u shkatërruan 23 grupe kriminale.

Në total u sekuestruan 134 kg kanabis, 1.2 kg kokainë dhe tableta ekstazie. Droga e sekuestruar sipas policisë shitej në afërsi të shkollave, por “Ujku i Cërrikut” ka rezultuar se nuk është pjesë e 23 grupeve kriminale të pretenduara nga uniformat blu. Policia ndoshta nuk e njihte, por u kujdes që video nga momenti i shoqërimit në komisariat të shpërndahej në media si një prej arrestimeve të “Tempullit”, ku “Ujku i Cërrikut” shihet teksa del nga automjeti i prangosur dhe me kurorë në kokë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *