Tensionet në veri, analisti i njohur zbardh detaje, ja kush ishte 

Jil
Jil
1 Min Read

Enver Dugolli, analist politik tha në një intervistë për Euronews Albania se gjatë bllokimi të automjetit serb me munione në Zveçan ishin të pranishëm edhe trupat e KFOR.

Kjo sipas tij, hedh poshtë pretendimet e Petkoviç se armatimet nuk janë serbe por janë grumbulluar posaçërisht nga policia e Kosovës.


“Të gjitha ato armë të kapura në atë makinë janë shumë  të sofistikuara. Ato janë armë ushtarake që përdor ushtria serbe. Vendndodhja e tyre me makinë civile dhe lidhja që mund të bëhej me bandat kriminale që po veprojnë prej kohësh në Kosovë lë të kuptohet se ato kanë pasur destinacion këto grupe që kanë zhvilluar disa herë aksion kundër policisë dhe KFOR. Armët janë prodhim jugosllav i Serbisë në 2021, pra bie poshtë pretendimi se janë grumbulluar në aksione të mëparshme. Gjatë sekuestrimit dhe ndalimit të kësaj makine kanë qenë prezent edhe përfaqësues të KFOR dhe EULEX”, tha Dugolli.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *