Tensionet në veri, sulmohet makina e ministrit nga protestuesit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Protestuesit serbë në Leposaviç kanë sulmuar me bojë dhe makinën e Ministrit Elbert Krasniqi. Krasniqi kishte shkuar për vizitë te kryetari i Komunës së Leposaviçit, Lulzim Hetemi. Por në momentin që po largohen nga aty, makina e tij është gjuajtur me bojë dhe molotovë nga protestuesit serbë të maskuar.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar. Dy ditë më parë (14 qershor) në afërsi të Leposaviç, 3 pjesëtarë të Policisë së Kosovës u morën peng peng nga Forcat Speciale Serbe ‘Kobra’. Ngjarja ndodhi kur tre policët ishin duke patrulluar në kufi, në vendin e quajtur Tresave/ Bare.

Sipas Qeverisë së Kosovës, ky është një kundërpërgjigje për arrestimin 2 ditë më parë në Mitrovicën e Veriut, të serbit Millun Millenkoviç, një nga organizatorët e protestave të dhunshme në Veri. Serbia ka hedhur poshtë çdo pretendim. Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët lokalë u përplasën me ushtarët e KFOR-it të cilët ruanin objektet komunale. Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, 11 të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

Scroll to Top