JiL.al - Jeto i Lumtur

Tentativa për rrëmbimin e një fëmije në Shkodër

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email


Policia ka dhënë detaje lidhur me lajmin që qarkulloi në mediat sociale lidhur me tentativën për rrëmbim të një fëmije në qytetin e Shkodrës.

Sipas lajmeve pretendohej se me një automjet furgon do të rrëmbehej një fëmijë.

Policia bën me dije se ky lajm është i pavërtetë. 

“Pasi kanë marrë dijeni për këtë lajm, strukturat hetimore të DVP Shkodër kanë kryer të gjitha veprimet hetimore nga të cilat ka rezultuar se automjeti në fjalë shërben për transportimin e nxënësve  dhe se drejtuesi i automjetit është i punësuar nga institucioni përgjegjës.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Scroll to Top