Tentohet të futet ilegalisht shuma e majme nga Shqipëria

Jil
Jil
2 Min Read

Një sasi prej rreth 65 mijë eurosh janë tentuar të futen ditën e sotme ilegalisht nga Shqipëria në Kosovë.

Sipas burimeve nga Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës njofton se ngjarja ka ndodhur në pikën kufitare Vërmicë.

“Gjatë zhvillimit të operacionit nga njësit e antikontabandës dhe njësisë K9 të Doganës së Kosovës është arritur të parandalohet futja ilegale e 65.000 mijë eurove. Në hyrje është paraqitur një automjet ne targat të Republikës së Shqipërisë i cili është përzgjedhur për kontroll në vijë të dytë së bashku me Policinë. Gjatë kontrollit të veturës, nga njësia K9 në pjesën e bagazhit, në vendin e destinuar për pajisje e ndihmës së parë, është zbuluar një pliko e verdhë e fshehur, e cila përmbante mjete monetare në shumë totale prej 65,000 euro”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë.

Po ashtu, sipas mediave atje, Dogana e Kosovës njofton se ky rast është dërguar për hetime dhe është marrë masa të menjëhershme e konfiskimit të 25% të shumës totale të padeklaruar, në vlerë prej 16,250 euro.

Po ashtu në njoftimin e Doganës thuhet se pjesa e mbetur e parave do të qëndrojë e bllokuar, deri në përfundimin e kryerjes së procedurave përkatëse.

“Pjesa e mbetur, 48,750 euro, deponohet deri në përfundim e procedurave të mëtejme”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *