Tentoi të fshehë 3 kg drogë kur pa policinë, arrestohet

Editor
1 Min Read

Bie në pranga Besnik Ndreca 25 vjeç.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas do të transportonte një çantë me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, me qëllim shitjen e saj, kanë organizuar punën në kuadër të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli”, për ndalimin e këtij shtetasi.

Në fshatin Delbnisht, Kurbin, është lokalizuar dhe ndaluar shtetasi Bensnik Ndreka, i cili sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar të fshehë në anë të rrugës, një çantë brenda së cilës u gjetën 3 kilogramë e 165 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi Besnik Ndreka, 25 vjeç, banues në fshatin Delbnisht, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Lënda narkotike dhe një aparat celular u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *