Tentoi të mbyste gruan me rrip, e pëson keq shqiptari në Zvicër

Jil
Jil
1 Min Read

Gjykata e Lartë e kantonit të Bernit në Zvicër ka dënuar me 10 vjet burgim një shqiptar me origjinë nga Kosova, i cili akuzohet se tentoi të vriste gruan e tij.

Gjykata e Lartë ashpërsoi me 2 vite e gjysmë dënimin e dhënë nga Gjyakata e Apelit për shqiptarin.

Ngjarja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur në vitin 2021 në qytetin e Brugg.

Sipas dosjes hetimore, shqiptari ishte përpjekur ta vriste gruan e tij duke e mbytur me rrip.

Burri nuk e kishte pranuar aktgjykimin e Gjykatës Rajonale të Jura Seeland, por kishte ankimuar vendimin në Apel dhe më pas në gjykatën e Lartë, ku kjo e fundit ka rritur dënimin e dhënë ndaj tij.about:blank

Krahas dënimit me burg gjykata i ka caktuar shqiptarit një gjobë prej 4 mijë e 500 frangash (4 mijë e 700 euro), dëmshpërblim 1 mijë e 800 frangash (1 mijë e 887 euro) dhe 20 mijë franga (20 mijë e 969 euro) për bashkëshorten e tij.

TAGGED:
Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *