Tentuan të dhunojnë gjyqtarët pas ndeshjes me Bylisin, Policia e Shtetit bën lëvizjen e menjëhershme, e pësojnë disa tifozë të Tiranës

Jil
Jil
1 Min Read

Ndeshja mes Tiranës dhe Bylisit përfundoi në paqe 2-2, por duket se vetëm rezultati ishte i tillë. Bardheblutë protestuan gjatë për një penallti të akorduar në favor të ballshiotëve në fund, pasi sipas tyre ishte inekzistente. Madje, në fundin e sfidës së luajtur në Rrogozhinë, tifozët e Tiranës kanë hyrë në fushë duke tentuar të dhunojnë arbitrat.

Policia e shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar, ku bën me dije se ka shoqëruar disa shtetas. Vlen të theksojmë se arbitër kryesor ishte Kridens Meta.

Rrogozhinë/Informacion paraprak

Më datë 25.05.2023, në përfundim të ndeshjes Bylisi-Tirana, në Rogozhinë, disa tifozë të Tiranës kanë hyrë në fushë dhe kanë tentuar të dhunojnë gjyqtarët e ndeshjes. Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë duke shoqëruar këta shtetas, për të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEXO TË RADHËS

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *