Tentuan të fusnin përmes kontenierëve të bananeve

Jil
Jil
2 Min Read

Gjykata britanike ka marrë vendimin duke dënuar me burg tre shqiptarët dhe mikun e tyre të cilët tentuar të kontrabandonin 139 kilogram kokainë në Mbretërinë e Bashkuar, duke e fshehur atë në një kontenier babanesh.

Sipas mediave britanike, koka e këtij grupi, Mirgert Shahu, është dënuar me 18 vjet burg.

Gjithashtu, për kalimin e kokainës me vlerë 11 milionë paund, kishte ndihmuar dhe një anglez, Robert Ball.

Dy bashkëpunëtorët e tyre, Florjan Ibra u dënua me 13.5 vite burg dhe Arman Kaviani me 12 vite e nëntë muaj.

Autoritetet kishin konstatuar drogën në port, dhe e kishin hequr, por kamionin e kishin lënë të kalonte, për të parë se kush e posedonte lëndën narkotike.

Arrestimi i Shahut, Ball dhe dy shqiptarëve të tjerë Florjan Ibra dhe Arman Kaviani, është bërë në  prill të 2022 teksa po shkarkonin drogën  në çatinë e kontejnerit, që besonin se e kishin endeabout:blank

Ball dhe Shahu u dhanë udhëzime Kavianit dhe Ibrës në oborrin e magazinimit, të cilët përdorën një kamion forklift për të hipur në majë të kontejnerit.

Ata hapën çatinë duke përdorur një levë dhe filluan të shkarkonin pakot, por në proces e sipër NCA dhe oficerët e policisë mbërrijnë për t’i arrestuar.about:blank

Të katër burrat u akuzuan për trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa Kaviani u akuzua gjithashtu për posedim me qëllim furnizimi pasi u gjet në shtëpinë e tij meta kristal me vlerë 500,000 paund.

Tentuan të fusnin përmes kontenierëve të bananeve
Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *