Tentuan të trafikonin 1 ton kanabis
SPAK njoftoi sot se mori të pandehur Gregor (alias Ledion) Likaj, Arbër Saraseli, Saverjo Imeraj dhe Qemal Pekmezi
Prokuroria e Posaçme, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, si dhe Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ka përfunduar hetimet dhe dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, procedimin penal Nr.170/2022 në ngarkim të të pandehurve Gregor (alias Ledion) Likaj, Arbër Saraseli, Saverjo Imeraj dhe Qemal Pekmezi, të akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28/4 të Kodit Penal, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal, si dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.
Nga aktet dhe provat e https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistruara për interesa të këtij procedimi penal, si dhe akteve të https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistruara në kuadër të ndihmës së ndërsjelltë juridike nga autoritetet italiane të drejtësisë, ka rezultuar se më datë 07 gusht 2022, katër të pandehurit, duke shfrytëzuar mjete lundruese me mbishkrimet “Syri”, “Eljo”, “Open Space/Amantia” (të sekuestruara nga ana jonë), pikërisht në tranversën e “Gjirit të Arushës”, rreth 13.4 milje nga bregu, kanë realizuar transportimin dhe trafikimin e sasisë prej 153 pako, me peshë totale 992 kg lëndë narkotike e llojit “Cannabis Sattiva”, tek mjeti tjetër lundrues varkë me vela e quajtur “Scarabeo”.