Tentuan t’i futeshin në banesë, shqiptari qëllon me armë në drejtim

Editor
1 Min Read

Mbrëmjen e së martës banorët në Casarile në provincën e Milanos janë alarmuar pas të shtënave të cilat u regjistruan në drejtim të banesës së një shqiptari. Mësohet se disa persona kishin raportuar për të shtëna në zonë ndërsa karabinierët gjetën gëzhojat dhe shenjat e të shtënave të armëve.about:blank

Hetimet identifikuan shtëpinë e një 39-vjeçari shqiptar të dënuar për grabitje e cila dyshohet se mund të ketë qenë shenjestra e autorëve. Gjatë kontrollit të banesës u gjet brenda kazanit të lavatriçes, një pistoletë e kalibrit 9×21 me tytën ende të nxehtë dhe të mbushur. Në banesë kishte dhe dy karikatorë të plotë dhe një kuti me municion të kalibrit 9 mm, afërsisht 100 fishekë gjithsej, të mbajtur në mënyrë të paligjshme. Arma rezultoi e vjedhur në vitin 2020 në San Giuliano Milanese.

Sipas policisë 39-vjeçari ka nisur të qëllojë me 3 të shtëna në hyrje të godinës për të zmbrapsur personat e dyshuar që kishin tentuar të hynin në shtëpinë e tij. Shqiptari më pas është arrestuar për veprën penale të armëmbajtjes pa leje si dhe për gjuajtje me armë zjarri.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *