Tërmet i fuqishëm “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

Editor
1 Min Read

Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë të shkallës Rihter goditi sot rajonin Nalehu të Hawait, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së. Fillimisht u raportua se tërmeti ishte me magnitudë 6.3 ballë.

Tërmeti ka qenë në një thellësi prej 10 kilometrash. Lëkundjet e tokës janë ndjerë edhe në ishullin Oahu ku ndodhet Honolulu.


Nuk pritet një cunami, tha Qendra e Paralajmërimit të Tsunamit në Paqësor.


Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së raporton se tërmeti ndodhi rreth orës 10:06 të mëngjesit me orën lokale pranë Bregut të lopës.

Instituti njoftoi gjithashtu se bëhet fjalë për kategorinë VI, që do të thotë se njerëzit kanë ndjerë një dridhje të fortë, por dëmet nuk pritet të jenë të konsiderueshme.

Banorët e Ishullit të Madh thonë se kanë ndjerë lëkundje të forta të tokës dhe se sendet kanë rënë nga raftet e tyre dhe fotografitë kanë rënë nga muret, raporton portali lokal Hawaii News Now.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *