Tërmet shkatërrues në Nepal, të paktën 157 të vdekur

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Mijëra fshatarë në malet e Nepalit veriperëndimor fjetën jashtë në të ftohtin e ashpër gjatë natës pasi një tërmet vrau të paktën 157 njerëz, plagosi 184 dhe dëmtoi ose shkatërroi shumicën e shtëpive.

Shumica e shtëpive në fshatra u shembën ose u dëmtuan rëndë nga tërmeti i së premtes mbrëma, si dhe u dëmtuan disa shtëpi prej betoni në qytete.

Njerëzit përdorën gjithçka që mund të gjenin për të ngritur strehë për natën, duke përdorur qese plastike, çarçafë dhe rroba të vjetra për t’u ngrohur, raportoi AP, duke shtuar se shumica e njerëzve nuk ishin në gjendje të merrnin gjërat e tyre nga nën rrënoja.

Emigrimi masiv, Pakistani dëbon 15 mijë refugjatë afganë brenda 24 orëve

“Reshjet e shiut kalbin në degë shegët”, fermerët në Divjakë: Miliona lekë dëme

“Benz”-i me shpejtësi “skëterrë” përplasi në fillim vajzën, më pas djalin. Një mjek u dha ndihmën e parë
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shumica e të vdekurve mbetën në rrënoja kur shtëpitë e tyre, të bëra me gurë dhe trungje, u shembën nga tërmeti, raportojnë mediat lokale. Operacioni i shpëtimit është i vështirë pasi në shumë fshatra malore mund të arrihet vetëm në këmbë, pasi rrugët janë bllokuar nga rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga tërmeti.

Ushtarët po përpiqen të pastrojnë rrugët e bllokuara. Qeveria ka dërguar ndihmë në zonat e prekura në formën e tendave, ushqimit dhe ilaçeve, tha të shtunën zëvendëskryeministri Narayan Kaji Shrestha.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së bëri të ditur se tërmeti ka qenë me magnitudë 5.6 ballë të shkallës Rihter dhe se epiqendra ka qenë në një thellësi prej 18 kilometrash.

Scroll to Top