Një tërmet i dobët me magnitudë 4.2 që goditi Napolin herët të mërkurën ka rindezur frikën se metropoli italian është në rrezik nga një fushë vullkanike aty pranë.about:blank
Lëkundja sizmike ishte më e forta në 40 vjet dhe epiqendra ishte në Fushat Phlegraean, një zonë me kratere të formuara rreth 40,000 vjet më parë. Fushat janë gjeologjikisht më aktive se Vezuvi aty pranë.
Aktivitetet sizmike janë rritur në muajt e fundit, raporton Guardian. Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi nga një grup prej 80 pasgoditjesh.
“Për momentin nuk shohim fund të aktivitetit”, thonë sizmologët italianë, të cilët besojnë se skenari më i mirë do të jetë që aktiviteti të ulet, siç ndodhi me një shpërthim të ngjashëm në fillim të viteve 1980.
Më e keqja, për të cilën ata nuk do të donin të mendonin, është një shpërthim i ngjashëm me atë të vitit 1538 që shkaktoi kratere të rinj në Fushat. Edhe një shpërthim i vogël do të shkaktonte një shqetësim në një zonë me popullsi të dendur.about:blank
Mijëra tërmete të vogla që nga vitet 1950 kanë dobësuar Fushat, duke bërë që gjeologët italianë të besojnë se kushtet janë gati për një shpërthim.
Rreth 360,000 njerëz jetojnë në Fushat Phlegraean, disa prej tyre në Napoli. Ekspertët rekomandojnë jo vetëm teste për qëndrueshmërinë e ndërtesave, por edhe ushtrime evakuimi për shkolla, spitale si dhe shtëpi.about:blank