Rreth 50 mijë shtëpi janë shembur nga tërmeti në Marok

Jil
Jil
1 Min Read

MAROK- Rreth 50,000 shtëpi janë shembur plotësisht ose pjesërisht në tërmetin vdekjeprurës të së premtes në Marok. Pas një takimi të kryesuar nga Mbreti Mohammed VI, Oborri Mbretëror Maroken, në një deklaratë, tha se qeveria do të japë ndihmë urgjente me vlerë 30,000 dirhemë (rreth 3,000 dollarë) për familjet e prekura nga tërmeti.

Ndihma e drejtpërdrejtë financiare prej 140,000 dirhemë (rreth 14,000 dollarë) do të jepet për shtëpitë e shembura plotësisht dhe 80,000 dirhemë (rreth 8,000 dollarë) për shtëpitë e shembura pjesërisht, shkruajnë mediat e huaja.

Të paktën 2,946 njerëz u vranë dhe 5,674 të tjerë u plagosën kur një tërmet me magnitudë 7 goditi Marokun të premten vonë. Tërmeti ishte më i forti që ka goditur vendin e Afrikës së Veriut në një shekull, sipas Institutit Kombëtar Gjeofizik të Marokut.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *